PDK konteston vendimin e PZAP për Mitrovicën në Gjykatën Supreme

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur pakënaqësinë e saj të thellë pas refuzimit të ankesës për parregullsitë zgjedhore në Mitrovicën e Jugut nga PZAP-i.

Sipas saj, ky vendim është i padrejtë dhe nuk pasqyron realitetin e situatës atje. Në deklaratën e saj, PDK thekson se ka ofruar prova dhe dëshmi që tregojnë shkelje gjatë procesit zgjedhor, duke argumentuar se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar sipas ligjit dhe standardeve demokratike.

Si pasojë, partia është e vendosur të ndjekë çdo rrugë ligjore të mundshme që ofrohet nga Republika e Kosovës. Si hap të radhës, PDK ka vendosur të paraqesë ankesën e saj në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila përfaqëson instancën përfundimtare për të siguruar drejtësi dhe integritet në procesin zgjedhor.

Ajo është e vendosur të shkojë deri në fund të kësaj çështjeje, duke theksuar se drejtësia do të arrihet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *