Policia e Kosovës ka kryer një operacion bastisjeje në Mitrovicën e Jugut, si pjesë e një hetimi të zgjeruar për një rast dhune në familje dhe dyshime për posedim të palejuar të armëve.
Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë zbuluar dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë dhe 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit – një mashkull kosovar – prokurori i çështjes ka vendosur masën e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ai është nën hetim për dy vepra penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Dhunë në familje”.
Policia informon se hetimet lidhur me rastin janë në proces.

Leave a Reply