PDK-ja njofton apelim në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-së

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili sot refuzoi ankesën e tyre për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut.

PDK e konsideron këtë vendim të padrejtë dhe të pandershëm, duke nënvizuar se faktet dhe dëshmitë e paraqitura tregojnë qartë se procesi zgjedhor ishte i cenuar dhe se vullneti qytetar nuk u respektua sipas standardeve demokratike. Në një deklaratë, PDK bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme të Kosovës për të vazhduar betejën ligjore.

Ata theksojnë se do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë ligjore që ofron Republika e Kosovës për të siguruar drejtësi dhe integritet zgjedhor. Subjekti politik thekson rëndësinë e mbrojtjes së votës së lirë dhe të drejtë të qytetarëve, duke kërkuar respektimin e ligjit dhe vullnetit të popullit të Mitrovicës.

PDK është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj deri në arritjen e drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *