Shtatë të lënduar në aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtatë persona u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në këtë përplasje u përfshinë tri vetura. Të plagosurit u transportuan për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia është angazhuar në hetimin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Njësitë përkatëse u paraqitën menjëherë në vendin e ngjarjes për të siguruar rendin dhe për të ndihmuar në procesin hetimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *