Enver Hoxhaj, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka zbuluar se marrja e drejtimit të kësaj partie në vitin 2021 ishte rezultat i një rekomandimi nga Kadri Veseli, kryetari i atëhershëm i PDK-së.
Deklaratat e tij u bënë publike gjatë një interviste në emisionin “Rubikon”. Hoxhaj shpjegoi se pranoi drejtimin e partisë si një amanet moral nga Veseli, në një kohë kur ky i fundit u arrestua nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai theksoi se situata politike në atë periudhë ishte krejtësisht e ndryshme dhe se vendimi për udhëheqjen e PDK-së erdhi pas një bashkëpunimi të gjatë me Veselin dhe Hashim Thaçin, me të cilët kishte lidhje që nga vitet ’90. Ai gjithashtu përmendi një natë dramatike, kur u bë e qartë se figura të rëndësishme të PDK-së, përfshirë Thaçin dhe Veselin, mund të arrestoheshin.
Në atë periudhë kaotike, Hoxhaj tha se kishte arritur të mbronte dhe unifikonte partinë, duke përballuar sfida të mëdha për PDK-në dhe vendin.

Leave a Reply