Trump ndalon tarifat tregtare ndaj Zvicrës

Donald Trump ka marrë një vendim të papritur lidhur me tarifat doganore për produktet zvicerane, duke i ulur ato nga 39% në 15%, një lëvizje që erdhi pas disa muajsh negociata intensive.

Fillimisht, në datën 1 gusht, Trump kishte shpallur tarifa të larta, duke shkaktuar humbje të mëdha për industrinë zvicerane, përfshirë mbylljen e shumë bizneseve dhe humbjen e 100 mijë vendeve të punës. Vendimi erdhi pas takimeve të shpeshta ndërmjet Ministrit të Ekonomisë zvicerane, Guy Parmelin, dhe ambasadorit amerikan, Jamieson Greer, si dhe një takimi të Trump me biznesmenë zviceranë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një konferencë për shtyp më 14 nëntor, Parmelin shprehu mirënjohjen ndaj Trump për konstruktivitetin, duke theksuar se Zvicra do të investojë 200 miliardë dollarë në SHBA, kryesisht në sektorin farmaceutik. Megjithëse tarifat janë ulur, çështjet për produktet kyçe si djathi dhe orët mbeten ende pezull.

Ndërkohë, Zvicra ka bërë disa lëshime, duke përfshirë heqjen dorë nga disa elemente të sovranitetit të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *