Përfundon numërimi i votave të veçanta në Prizren

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultatet për votat me kusht dhe ato për personat me nevoja të veçanta në balotazhin e 9 nëntorit në Prizren.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kandidatin Shaqir Totaj ka marrë 47 vota nga personat me nevoja të veçanta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (VV) me kandidatin Artan Abrashi ka siguruar 28 vota nga e njëjta kategori. Në anën tjetër, për votat me kusht, Abrashi ka marrë 75 vota, ndërsa Totaj ka fituar 52 vota.

Këto rezultate janë publikuar për të informuar qytetarët mbi ecurinë e procesit zgjedhor dhe për të siguruar transparencë lidhur me numërimin e votave në këtë komunë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *