Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për vonesat në pagesat e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, duke i dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.
Në letrën e saj, Osmani thekson se mbi 700 punonjës të RTK-së janë prekur nga mungesa e Komisionit për Buxhet dhe Financa në legjislaturën e re, i cili është i vetmi organ i autorizuar për miratimin e alokimit të fondeve sipas Ligjit Nr. 08/L-332 për vitin 2025.
Mungesa e këtij komisioni ka çuar në bllokimin e fondeve, duke shkaktuar vështirësi sociale për familjet e punëtorëve. Presidentja u bën thirrje grupeve parlamentare që të arrijnë një marrëveshje dhe të formojnë komisionet e përhershme, përfshirë atë për Buxhet dhe Financa, me qëllim për të siguruar pagesën e rrogave dhe garantimin e stabilitetit financiar në vend.
Osmani kërkon veprime të shpejta nga deputetët për të shmangur vonesa të mëtejshme.

Leave a Reply