Kosova dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje për turizmin

Në qytetin e Selanikut sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes Unionit të Turizmit të Kosovës dhe Federatës Greke të Turizmit FedHATTA.

Ky hap shënon fillimin e një faze të re në lidhjet turistike midis Kosovës dhe Greqisë. Qëllimi i këtij Memorandumi është të forcojë lidhjet profesionale ndërmjet dy organizatave, duke krijuar baza të qëndrueshme për zhvillimin e përbashkët të turizmit.

Marrëveshja përfshin bashkëpunimin në zhvillimin e paketave të reja turistike, rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet, si dhe organizimin e panaireve, eventeve B2B dhe aktiviteteve promocionale të përbashkëta. Suksesi i kësaj marrëveshjeje u realizua falë përpjekjeve të Unionit të Turizmit të Kosovës dhe mbështetjes së Ambasadorit të Kosovës në Greqi, Fitim Gllareva, si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky Memorandum konsiderohet një hap i rëndësishëm për industrinë turistike dhe një indikator pozitiv për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *