Mitrovica, destinacioni i ri i kombëtares së futbollit nga 2024

Nga stadiumi olimpik “Adem Jashari”, Faton Peci shprehu urimet e tij për fitoren e Kosovës në ndeshjen e sotme kundër Sllovenisë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Mitrovica do të shndërrohet në qendrën kryesore të kombëtares së futbollit, duke nisur nga viti i ardhshëm. Peci theksoi rëndësinë e fushave ndihmëse funksionale, të cilat do të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për klubet sportive dhe adresimin e çdo problematike që ato hasin.

Ai shprehu besimin se bashkëpunimi midis komunës dhe qeverisë nuk do të përballet me pengesa të mëtejshme. Në postimin e tij, Peci e përshkroi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për sportin dhe kulturën në Kosovë, duke nënvizuar dashurinë e tij për futbollin, Mitrovicën dhe të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *