Autoritetet në New York kanë deklaruar se nuk do të ngrihen akuza lidhur me vdekjen e Burim Havollit, një 41-vjeçar nga Podujeva, i cili ndërroi jetë më 12 nëntor në Brooklyn.
Hetimet zbuluan se Havolli kishte pësuar lëndime në kokë pasi kishte ndërhyrë për të penguar një vjedhje të mundshme të pakove në ndërtesën ku banonte. Sipas autopsisë, vdekja e Havollit ishte rezultat i një gjendjeje të mëparshme shëndetësore, dhe për këtë arsye, Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka vendosur që nuk ekzistojnë elemente për ndjekje penale.
Policia ka marrë në pyetje një individ lidhur me rastin, por ai është liruar pa akuza. Ceremonia e varrimit të Havollit do të zhvillohet nesër në orën 15:00 në fshatin Llapashticë të Epërme në Podujevë, kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Leave a Reply