Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka bërë të ditur se partia e tij ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja e vetme për situatën aktuale politike në vend.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë. Xhemaili theksoi rëndësinë që të gjitha idetë dhe propozimet të diskutohen fillimisht brenda strukturave të partisë.
Kjo rregull vlen edhe për anëtarët që nuk ishin të pranishëm në mbledhje, përfshirë Besnik Krasniqin. Gjithashtu, ai ka bërë të qartë se nuk ekziston asnjë mundësi për krijimin e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të mbështesë Glauk Konjufcën ose ndonjë kandidat tjetër nga VV për pozita të ndryshme.

Leave a Reply