Një 53-vjeçar nga Sukthi, Durrës, është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi u zbulua me armë zjarri në automjetin e tij.
Operacioni, i cili u zhvillua në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, të cilat kishin marrë informacione operative për personin e armatosur.
Në momentin e ndalimit dhe kontrollit të automjetit, u konstatua se i dyshuari, I. D., mbante në brez një pistoletë Glock me municion luftarak.
Këto sende u sekuestruan menjëherë si prova materiale. Sipas njoftimit të Policisë, ky arrestim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar posedimin e armëve pa leje.
Materialet procedurale lidhur me këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, me akuzën për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Leave a Reply