Sonte do të zhvillohet ndeshja kyçe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, e cila ka rëndësi të madhe për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe rezultati i saj mund të ndikojë rrugën e të dyja skuadrave drejt Botërorit. Federata e Futbollit e Sllovenisë ka lëshuar udhëzime të detajuara për tifozët, të cilat synojnë të garantojnë një organizim të rregullt dhe të shmangin kaosin.
Për tifozët e Kosovës, dyert e stadiumit “Stozice” hapen në orën 18:45. Ata janë të ftuar të qëndrojnë në zonën e veçantë para tribunës C nga ora 18:00 deri në 20:00, ku do të ofrohet edhe një program shoqërues.
Arritja në kohë është thelbësore, jo më vonë se ora 19:00, dhe parkimi duhet të bëhet vetëm në hapësirat e rekomanduara. Nga ana tjetër, tifozëve vendas u kërkohet të vijnë të pajisur me veshje dhe simbole të Sllovenisë.
Për të siguruar sigurinë, hyrja në stadium lejohet vetëm për ata që kanë simbolet e Sllovenisë, me përjashtim të sektorit të dedikuar për tifozët mysafirë. Federata apelon për respektimin e rregullave për një atmosferë sportive dhe të sigurt.

Leave a Reply