Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin me inicialet D.B.
Ky individ akuzohet për “vrasje të rëndë në tentativë” dhe “mbajtje të paautorizuar të armëve”. Ngjarja, sipas hetimeve, dyshohet të ketë ndodhur disa muaj më parë kur ai tentoi të vriste djalin e tij.
Policia e arrestoi D.B. më 14 nëntor, pas mbledhjes së provave dhe zhvillimit të hetimeve.
Aktualisht, ai ndodhet në ndalim me urdhër të prokurorit që nga dita e arrestimit. Prokuroria argumenton se masa e paraburgimit është e domosdoshme për të garantuar vazhdimin e procedurës penale.

Leave a Reply