Vetëvendosje shpallet fituesja e zgjedhjeve, thotë Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se partia e tij ka shënuar sukses në zgjedhjet lokale, duke fituar shtatë komuna.

Në një intervistë për dokumentarin Expose të Gazeta Blic, ai theksoi se VV ka pasur rritjen më të madhe krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke ruajtur katër komuna dhe duke fituar tre të tjera. Bajqinovci vlerësoi se kjo fitore është rezultat i menaxhimit të mirë në nivel lokal dhe qëndror dhe është dëshmi e rritjes së partisë në territorin e Kosovës.

Ai shpjegoi se, pavarësisht se kishin pritur të fitonin komuna si Prishtina, nuk e arritën për shkak të koalicionit të partive të tjera kundër VV-së. Ai mohoi të kishte surpriza në rezultatet e zgjedhjeve, duke thënë se fitorja ishte e parashikuar në komuna si Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi.

Bajqinovci gjithashtu vuri në dukje mungesën e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke përmendur rastin e Vushtrrisë si shembull të ndërhyrjeve që kanë penguar koalicionet e mundshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *