Rusia Vazhdon Sulmet në Ukrainë, 9 të Vdekur në 24 Orë

Gjatë natës, Rusia ka kryer një valë sulmesh mbi Ukrainë, ku tre raketa balistike dhe rreth 135 dronë, përfshirë Shahed, u lëshuan drejt vendit.

Sipas autoriteteve ukrainase, u interceptuan dy raketa balistike dhe 91 dronë. Mbetjet e dronëve shkaktuan dëme në disa zona, ndërsa 13 lokacione të tjera u prekën nga sulmet.

Në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka arritur në nëntë, me dhjetëra të plagosur. Bombardimet e së premtes në Kiev çuan në vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e 36 të tjerëve, duke dëmtuar nëntë lagje të kryeqytetit.

Ndërkohë, në rajonin jugor të Khersonit u raportua një viktimë. Sulmet kanë prekur gjithashtu dhe distriktin e Nikopolit, ku një person humbi jetën, si dhe në Donjetsk, ku u raportua një i plagosur.

Rajonet e Sumi dhe Harkiv kanë përjetuar gjithashtu sulme gjatë natës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *