Sondazhi i IRI zbulon se 77% e kosovarëve e konsiderojnë Amerikën aleatin e tyre më të rëndësishëm

Flamujt kombëtarë të bukur të Kosovës dhe SHBA-ve së bashku në sfondin e qiellit. Koncept arti 3D.

Një sondazh i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka zbuluar se qytetarët e Kosovës e konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin më të rëndësishëm të vendit, me një përqindje prej 77%.

Ky sondazh u krye gjatë muajve maj – qershor të vitit 2025, duke përfshirë një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94% e të intervistuarve ishin shqiptarë dhe 6% serbë.

Sondazhi përmban përgjigjet e qytetarëve lidhur me shtetin që ata e shohin si aleatin kryesor të vendit, ndërsa po ashtu janë pyetur se cilin shtet e perceptojnë si kërcënimin më të madh.

Qytetarët e Kosovës identifikuan si shtete aleate SHBA-të, Shqipërinë, Gjermaninë, Turqinë dhe Britaninë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 77%

Shqipëria – 6%

Gjermania – 6%

Turqia – 3%

Britania e Madhe – 2%

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Asnjë – 2%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 1%

Por, cilat shtete i konsiderojnë qytetarët e Kosovës si kërcënimin më të madh?

Serbia – 76%

Rusia – 16%

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 1%

Shqipëria – 1%

Asnjë – 1%

Të gjithë – më pak se 1%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 2%./Telegrafi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *