Futbollistët e ekipit kombëtar të Kosovës janë në terren për përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovenisë në fushë të huaj.
Një barazim në këtë përballje do t’u siguronte automatikisht pjesëmarrjen në play-off-in e Kampionatit Botëror. Ndeshja pritet të fillojë në orën 20:45 dhe atmosfera në stadium është e zjarrtë, me shumë tifozë “Dardanë” që i japin mbështetje ekipit kombëtar.
Kosova po bën stërvitjet e fundit përpara fillimit të lojës, duke u përgatitur për sfidën që i pret. Përballja me Slloveninë paraqet një sfidë të madhe për ekipin, por mbështetja e madhe e tifozëve është një faktor motivues për lojtarët që synojnë të arrijnë një rezultat pozitiv.

Leave a Reply