Analisti Agon Maliqi deklaron se Kosova po përballet me sfidën më të madhe në skenën ndërkombëtare, me marrëdhënie të tensionuara me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Maliqit, Kosova vazhdon të jetë e izoluar dhe nën sanksione.
“Kosova ndodhet në momentin e saj më të vështirë në arenën ndërkombëtare. Ka marrëdhënie të ngrira me BE për shkak të masave kufizuese. Deklarata nga ambasada sinjalizon njëlloj acarimi mes marrëdhënieve. Edhe në rajon marrëdhëniet nuk janë më të mira. Përfshirë edhe me Tiranën, le ta quajmë një “luftë e flotë”. Duke pasur parasysh sfidat dhe shqetësimet e sigurisë që ekzistojnë, kjo e bën edhe më të brishtë shtetin e Kosovës”, tha ai.
Ai shtoi se vendi është pa institucione dhe se sipas tij, Kurti duhet të pranojë një koalicion qeverisës.
“Alternativa e vetme është që ky Kuvend, në momentin që konstituohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, momentin që Kurti merr mandatin për të formuar qeverinë, atëherë fillon ora. Ose do kemi qeveri ku duhet të bashkëqeverisë me dikë… Duhet të jetë me një parti të madhe që mund të prodhojë njëlloj shumice. Por për momentin duket sikur zgjedhjet e parakohshme janë opsioni më i mundshëm”, përfundoi ai. /ABC

Leave a Reply