Një individ në Gjilan është arrestuar për shkak të posedimit të dy armëve AK-47 dhe rreth 137 fishekëve.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Stançiq, ku policia kreu një bastisje në njërën nga pronat e tij. Gjatë bastisjes, zyrtarët e rendit zbuluan armët dhe municionin.
Ata njoftuan se me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është vënë në mbajtje.

Leave a Reply