Gjatë ndeshjes së futbollit Slloveni-Kosovë, janë raportuar disa raste të vjedhjeve të automjeteve me targa të Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Lubjanë u bën thirrje qytetarëve të prekur të raportojnë fillimisht incidentin në Policinë e Republikës së Sllovenisë. Për çdo nevojë për informata dhe ndihmë shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.
Ambasada falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i inkurajon ata të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë rastet e ngjashme pa vonesë. Kjo masë është e rëndësishme për të siguruar një menaxhim më efikas të situatave të tilla dhe për të ndihmuar në kthimin e sigurt të qytetarëve në Kosovë.

Leave a Reply