Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se shpenzimet prej 27.3 milionë eurosh për tre muajt e fundit nuk i përkasin vetëm qeverisë së Albin Kurtit, por përfshijnë të gjitha institucionet publike të vendit.
Sipas Kryeziut, këto shpenzime mbulojnë nevojat e institucioneve si komunat, agjencitë, qeveria, kuvendi dhe presidenca. Ai thekson se këto shpenzime nuk janë të natyrës luksoze, por janë të domosdoshme për funksionimin e organeve kyçe shtetërore, përfshirë policinë dhe mbrojtjen.
Në kategorinë e shpenzimeve të karburantit, Kryeziu përmend edhe lëndët djegëse të përdorura për ngrohjen e shkollave, duke nënvizuar rëndësinë e tyre për operacionet e përditshme.

Leave a Reply