PDK apelon në Gjykatën Supreme për zgjedhjet në Mitrovicë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim në Mitrovicë.

PDK pretendon se gjatë procesit zgjedhor ka pasur manipulime, duke u fokusuar veçanërisht te shpërputhjet në numrat serikë të fletvotimeve. Pas këtij vendimi, PDK ka vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme, duke argumentuar se Paneli ka bërë një vlerësim të pasaktë të situatës faktike dhe ka shkelur dispozita të rëndësishme ligjore.

Sipas PDK-së, vendimi i panelit nuk reflekton parregullsitë në qendrat e votimit, të cilat ata i konsiderojnë të qarta dhe që kanë ndikuar në ndryshimin e vullnetit të votuesve. Në deklaratën e saj, PDK thekson kërkesën për një shqyrtim të plotë nga Gjykata Supreme për të siguruar që procesi zgjedhor të mbetet i pandikuar dhe vota e qytetarëve të respektohet.

Partia nënvizon angazhimin për vazhdimin e betejës ligjore derisa të korrigjohen parregullsitë dhe të mbrohet vota e lirë në Mitrovicë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *