Granit Xhaka: Nëse Kosova fiton, është gabim i yni

Mesfushori i njohur Granit Xhaka ka nënvizuar se Zvicra nuk dëshiron që të kujtohet për një humbje të thellë kundër Kosovës, që mund t’i kushtojë kualifikimin për Kupën e Botës.

Zvicra është afër kualifikimit, por Kosova duhet të triumfojë me rezultat 6-0 në Prishtinë për ta kaluar. Xhaka, në një intervistë për mediat zvicerane, theksoi se një skenar i tillë është i papranueshëm për helvetët.

“Në futboll kemi parë shumë gjëra, por nuk duam të shkruajmë histori të tillë. Nëse Kosova arrin ta bëjë, atëherë është përgjegjësia jonë,” tha ai për “Blick.ch”.

Për më tepër, Xhaka deklaroi se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të me Zvicrën. “Ka shumë mundësi që të jetë e fundit për mua dhe disa lojtarë të tjerë.

Duhet t’u japim më shumë hapësirë lojtarëve të rinj,” shtoi ai. Gjatë një ndeshjeje kundër Suedisë, Xhaka kritikoi reagimin e suedezëve ndaj vendimeve të gjyqtarit, duke sugjeruar se është më mirë të fokusohesh në përmirësimin e lojës sesa në ankesa.

Tani, ai dhe ekipi zviceran do të nisen për në Prishtinë për sfidën kundër Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *