AAK e kënaqur me zgjedhjet, shpresonte fitore në Pejë e Junik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shfaqur kënaqësi për rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar se është një subjekt politik i qëndrueshëm.

Ish-deputeti Besnik Tahiri deklaroi se asnjë parti nuk ka dalë fituese absolute në këto zgjedhje, por Aleanca ka treguar stabilitet politik, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit, dhe ka arritur rezultate të mira edhe në Prishtinë me kandidatin Bekë Berisha. Tahiri ka veçuar garën e Ali Berishës në Pejë, duke e cilësuar si një sukses të madh përballë një kundërshtari në detyrë dhe qeverisë.

Ai gjithashtu shprehu zhgënjim lidhur me rezultatin në Junik, duke përmendur ndërhyrje që kanë prishur konkurrencën e ndershme. Ai theksoi se Aleanca nuk mund të quhet fituese e zgjedhjeve të fundit, por ruajtja e komunave të qeverisura nga AAK dhe rritja e votave tregojnë për një performancë të mirë.

Megjithatë, Tahiri pranon se nuk ka pasur një garë të barabartë në disa zona dhe se partia duhet të riparojë disa dëme për të ardhmen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *