Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të vendit nga dronët serbë.
Pas ceremonisë së shkatërrimit të armëve ilegale nga policia, Hoxha u shpreh para mediave se kohët e fundit janë vërejtur fluturime të dronëve që dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë.
Ai theksoi se policia është në bashkëpunim me KFOR-in dhe se po vazhdon monitorimi për të kuptuar se çfarë mund të ndërmerret më tej.
“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR. Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë”, tha Hoxha./Arbresh.info
Dronët serbë mbi qiellin e Kosovës, Hoxha: Të rrezikshëm për…

Leave a Reply