Osmani: Kosova prioritizon anëtarësimin në NATO para BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë nga Berlini për median ndërkombëtare Politico, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si një përparësi kryesore dhe të menjëhershme, duke e vlerësuar si më urgjente sesa integrimi në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, anëtarësimi në NATO është thelbësor për sigurinë e Kosovës, duke pasur parasysh planet destabilizuese të Rusisë në Ballkan. Osmani ka argumentuar se është strategjikisht e rëndësishme që NATO të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën dhe Bosnjën.

Ajo beson se Kosova tashmë përmbush kriteret bazë për t’u bërë pjesë e aleancës, duke theksuar se ushtria e vendit është ndërtuar dhe trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe se vendi tashmë shpenzon mbi 2% të buxhetit për mbrojtje, me plane për dyfishim të këtyre shpenzimeve. Presidentja ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim që prej vitit 2022, duke e cilësuar këtë çështje si një detaj të lënë pas dore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *