Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur fillimin e rinovimit të plotë të Teatrit ODA, një destinacion i rëndësishëm për artin në kryeqytet.
Në një postim, Çeku njoftoi se janë alokuar 1.3 milion euro për këtë projekt, duke theksuar angazhimin për të ofruar kushte më të mira për artistët. Ai gjithashtu siguroi se investimet në Pallatin e Rinisë do të vazhdojnë, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mjediseve më të përshtatshme për artistët dhe komunitetin artistik.
Ministria është e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin kulturor të kryeqytetit përmes këtyre nismave.

Leave a Reply