Perëndimi sanksionon NIS, Serbisë i kërcënohet kolapsi ekonomik

Ish-diplomati Avni Arifi ka deklaruar se vendimi i SHBA-së për të sanksionuar kompaninë NIS dhe kërkesa për të larguar aksionarët rusë, e ka vënë Serbinë në një situatë të vështirë politike dhe financiare.

Sipas Arifit, ky veprim i SHBA-së hedh poshtë teoritë se Perëndimi po e toleron presidentin Vuçiq dhe politikat e Serbisë. Ai thekson se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë e kanë bërë të pamundur që kjo e fundit të zgjedhë një rrugë tjetër pa pasoja.

Arifi shprehet se, kur shtetet që pretendojnë sovranitet i sfidojnë demokracitë perëndimore, herët a vonë paguajnë një çmim për këtë qasje. Ai kujton qëndrimin e mëparshëm të Serbisë, e cila refuzonte të vendoste sanksione ndaj Rusisë duke e justifikuar këtë me sovranitetin e saj, dhe ironizon këtë pozicion duke thënë: “Rrini edhe tash sovran”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *