Katër shtetas serbë janë arrestuar në fshatin Sfircë, brenda kufijve të Kosovës, për kalim të paligjshëm të vijës kufitare dhe mbajtje të armëve pa leje.
Policia e Kosovës e konfirmoi këtë përmes një deklarate zyrtare. Sipas autoriteteve, këta individë kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës, duke mbartur me vete armë dhe municion, të cilat janë konfiskuar nga policia.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe, sipas vendimit të organeve gjyqësore, janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat ligjore. Policia gjithashtu u bën thirrje mediave që të mbështeten në burime të sigurta dhe të shmangin përhapjen e informacionit të pa verifikuar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë dhe rendit publik.
Policia e Kosovës mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të zbatuar ligjin në të gjithë territorin e Kosovës.

Leave a Reply