Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe ndaluar një tentativë kontrabande me mallra ushqimore që arrinin një vlerë prej mbi 10 mijë euro, gjatë kontrollit të një autobusi ndërkombëtar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Incidenti ndodhi dje rreth orës 12:30, kur autobusi u ndalua për një kontroll rutinë. Pavarësisht deklaratave fillestare se nuk kishte mallra për t’u raportuar, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, vendosën ta kontrollojnë automjetin më në detaje.
Gjatë këtij procesi, ata zbuluan një sasi të madhe çokollatash të padeklaruara, të fshehura në hapësira të modifikuara brenda autobusit. Mallrat janë konfiskuar menjëherë dhe është inicuar procedura për kundërvajtje doganore ndaj të përfshirëve, sipas rregullave në fuqi.
Dogana e Kosovës ka theksuar se këto mallra të transportuara në mënyrë të fshehtë dhe në kushte të papërshtatshme përbëjnë rrezik për shëndetin publik. Autoritetet janë të vendosura të vazhdojnë përpjekjet për të mbrojtur tregun dhe për të parandaluar shmangien e detyrimeve doganore.

Leave a Reply