Gjatë javës së kaluar, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka intensifikuar aktivitetet operacionale, duke ekzekutuar një numër të madh urdhëresash gjyqësore.
Në këtë periudhë, janë realizuar gjithsej 175 urdhëresa të gjykatës, ku 82 prej tyre lidhen me vepra penale, ndërsa të tjerat përfshijnë kundërvajtje dhe çështje të tjera ligjore. Policia e Prishtinës ka njoftuar se personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit pas procedurave policore, ndërsa ata me gjoba janë liruar pas shlyerjes së detyrimeve.
Në kuadër të operacioneve të sigurisë publike, janë sekuestruar 11 armë zjarri të ndryshme. Po ashtu, janë shqiptuar 4592 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, përfshirë 407 gjoba nga vetura inteligjente dhe me radarë mobil.
Policia lokale ka theksuar se këto aktivitete do të vazhdojnë, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale në rajon.

Leave a Reply