Kurti: Përmirësimi i jetës së pakicave, synim kryesor

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se gjatë mandatit të tij qeverisës, përqendrimi kryesor ka qenë përmirësimi i jetës së komuniteteve joshumicë dhe lehtësimi i qasjes së tyre në institucione publike.

Këto deklarata u bënë gjatë një tryeze të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, me mbështetjen e OSBE-së, e cila synonte të vlerësonte arritjet dhe sfidat në këtë drejtim. Gjatë diskutimit, Kurti nënvizoi se janë organizuar nëntë takime me zyrtarët komunalë për të avancuar çështjet e komuniteteve dhe kthimit.

Ai vlerësoi punën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, e drejtuar nga Nenad Rashiq, veçanërisht për ndarjen e granteve në vlerë prej 1.4 milionë eurosh për fermerë, ndërmarrës të rinj dhe organizata joqeveritare. Në kuadër të përpjekjeve për integrimin e qëndrueshëm, janë ndërtuar ose rinovuar mbi 170 shtëpi dhe 34 apartamente për komunitetet joshumicë.

Gjithashtu, janë realizuar 14 projekte infrastrukturore dhe janë mbështetur 3,000 të rinj përmes projektit “Komunat për të rinjtë”. Në komunat veriore janë regjistruar 819 biznese të reja, ndërsa investimet në infrastrukturë rrugore kanë arritur në 3.9 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *