Haxhiu kërkon formimin e komisioneve për pagat në RTK

Pas përfundimit të grevës nga punëtorët e RTK-së, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë një reagim publik.

Ajo vuri në dukje se Qeveria e Kosovës kishte ndërhyrë më parë për të siguruar pagat e punëtorëve përmes një huadhënieje, për shkak të mungesës së një Kuvendi të konstituuar. Tani që Kuvendi është funksional, Haxhiu thekson se përgjegjësia për zgjidhjen e qëndrueshme të çështjes së financimit të RTK-së i takon subjekteve politike.

Në postimin e saj në Facebook, Haxhiu theksoi se përdorimi i huadhënieve të përkohshme nuk është më i arsyeshëm në një situatë ku Kuvendi është tashmë i konstituuar. Ajo bëri thirrje që grupet politike të bashkëpunojnë për krijimin e komisioneve parlamentare, të cilat do të mundësonin financimin e qëndrueshëm të RTK-së dhe sigurimin e pagave për punëtorët e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *