Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar sot aktivistin e çështjes kombëtare, Harry Bajraktari, me medaljen ‘Urdhri i Lirisë’.
Në një postim në “Facebook”, Osmani theksoi se për më shumë se tri dekada, Bajraktari ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo vlerësoi kontributin e Bajraktarit për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke kujtuar bashkëpunimin e tij të hershëm me Presidentin historik Ibrahim Rugova.
Bajraktari ka qenë një figurë kyçe në përfaqësimin e Kosovës përpara institucioneve amerikane gjatë periudhave kritike për vendin. Osmani gjithashtu përmendi mbështetjen e Bajraktarit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e tij në ngritjen e zërit të komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare.
Ajo vlerësoi përkushtimin e tij në ndërtimin e lidhjeve të forta me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin amerikan, duke falënderuar Bajraktarin për kontributin e tij të çmuar ndaj Kosovës.

Leave a Reply