Clark: Thaçi nuk kishte rol komandues në ushtri, mungesë informacionesh

Gjenerali amerikan Wesley Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, deklaroi se Hashim Thaçi nuk kishte rol komandues ushtarak.

Clark, i ftuar si dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit, përmendi sfidat në komunikim me të për shkak të barrierave gjuhësore. Ai tregoi se në takimin e tretë kishte kërkuar informacion mbi pozicionet ushtarake, por Thaçi nuk kishte pasur njohuri konkrete.

Clark theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1998, vepronte përmes grupeve lokale të formuara spontanisht për t’u mbrojtur kundër represionit serb. Sipas tij, vrasja e familjes Jashari ishte një moment kyç që mobilizoi më tej popullsinë shqiptare.

Gjenerali vuri në dukje se serbët kishin burime më të shumta informacioni për UÇK-në, duke përshkruar vendet si “pika terroriste”. Ndërkohë, bisedat e tij me Sllobodan Millosheviqin dhe Kiro Gligorov zbuluan qëndrimet e tyre ndaj shqiptarëve dhe tensionet në rajon.

Clark përmendi se Millosheviqi kishte kërcënuar me masa të ashpra kundër shqiptarëve, ndërsa Gligorov kishte parashikuar rezistencë të armatosur pas masakrës së Jasharëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *