Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimet e saj për Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama, pas hapjes së pesë kapitujve të fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky zhvillim është përshkruar nga Osmani si një moment historik që tregon përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Ajo ka theksuar se ky hap afron qytetarët shqiptarë dhe rajonin me BE-në.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në platformën “x”, Osmani ka shprehur solidaritetin e Kosovës me këtë arritje, duke theksuar se qytetarët e Kosovës festojnë së bashku me shqiptarët në këtë moment të rëndësishëm, ndërsa të dyja vendet vazhdojnë përpjekjet për të avancuar drejt Bashkimit Evropian.

Leave a Reply