Pas përfundimit të disa ndeshjeve kualifikuese, formati i play-off-it për Kupën e Botës 2026 po merr formë, duke përcaktuar kundërshtarët e mundshëm për Kosovën dhe Shqipërinë në gjysmëfinale.
Kosova ende duhet të zhvillojë ndeshjen e fundit në grup kundër Zvicrës, e cila do të luhet të martën në mbrëmje. Sipas variantit të vazove, situata ndryshon në varësi të disa rezultateve të ndeshjeve të tjera.
Nëse Skocia dhe Uellsi fitojnë respektivisht ndaj Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, kundërshtarët e mundshëm për Kosovën dhe Shqipërinë mund të jenë Polonia, Uellsi, Sllovakia ose Republika Çeke. Në rast që Skocia triumfon, por Uellsi jo, atëherë Polonia, Sllovakia, Çekia ose Republika e Irlandës janë opsionet e mundshme.
Në skenar të ndryshëm ku Skocia nuk fiton, por Uellsi triumfon, Polonia do të zërë vendin e Skocisë në vazon e parë. Nëse as Skocia dhe as Uellsi nuk fitojnë, atëherë vazoja e dytë do të përbëhet nga Skocia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Republika e Irlandës.
Këto kombinime vlejnë vetëm nëse Sllovakia nuk fiton kundër Gjermanisë. Gjysmëfinalet do të jenë ndeshje të vetme, ku Kosova dhe Shqipëria do të luajnë si mysafirë.
Shorti i të enjtes do të përcaktojë vendin pritës për finalen. Kosova dhe Shqipëria do të nisin këtë fazë në mars, me synimin për të arritur rezultate pozitive në rrugën drejt Botërorit 2026.

Leave a Reply