Tre ish-udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një deklaratë të përbashkët, kanë nënvizuar se arritjet e UÇK-së janë meritë e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës.
Ata kanë shprehur shqetësim për përpjekjet për të ndryshuar historinë e UÇK-së, duke theksuar se e vërteta do të mbështetet në dokumentacionin zyrtar. Sot, më 17 nëntor, shënohet 31-vjetori i krijimit të UÇK-së.
Sipas deklaratës, procesi i themelimit dhe emërtimit u drejtua nga Kryesia e LPK-së dhe Sektori i Veçantë. Udhëhequr nga Shtabi Qendror dhe më pas Shtabi i Përgjithshëm, UÇK-ja arriti të fitonte mbështetje të gjerë nga populli, diaspora, dhe shteti shqiptar, si dhe përkrahjen ndërkombëtare, duke përfshirë NATO-n dhe SHBA-të.
Kjo mbështetje mundësoi çlirimin e Kosovës. Ish-udhëheqësit e UÇK-së theksojnë se çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet do të sfidohet nga arkivat dhe dokumentet zyrtare.
Ata përfundojnë duke nderuar dëshmorët e kombit.

Leave a Reply