Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë Kosovën sot në kuadër të një turi katërditor në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në kabinetin e Presidentes në orën 13:50.
Përfaqësuesit e mediave që dëshirojnë të ndjekin këtë ngjarje janë të ftuar të mbërrijnë në Presidencë në orën 13:30. Pas takimit, Osmani dhe Wadephul do të mbajnë një konferencë për shtyp, ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Vizita e ministrit gjerman është pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply