Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, dëshmoi pranë Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte një organizatë terroriste.
Ai nënvizoi se luftëtarët e UÇK-së vetëm kundërshtuan shtypjen serbe dhe luftuan për lirinë e tyre. Clark theksoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mban përgjegjësi për incidentet e dhunës dhe hakmarrjes që ndodhën gjatë konfliktit në Kosovë.
Ai bëri thirrje që të merren parasysh konteksti historik dhe zhvillimet aktuale në Ukrainë, duke sugjeruar se situata të ngjashme mund të ndodhin edhe atje. Gjenerali në pension krahasoi betejën e UÇK-së me luftrat e tjera për liri në histori, duke përmendur revolucionin amerikan, ku patriotët u quajtën terroristë nga britanikët.
Ai theksoi rëndësinë e respektimit të luftës për të drejtat dhe dinjitetin personal. Në përfundim, Clark i qëndroi bindjes se Thaçi nuk është përgjegjës për ngjarjet në Kosovë dhe falënderoi për mundësinë e dhënies së dëshmisë së tij.

Leave a Reply