Seanca për votimin e Qeverisë së re dhe buxhetin mbahet nesër

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancën për votimin e Qeverisë së re për nesër në orën 14:00.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Reporteri.net Musli Krasniqi nga Zyra për Media e Kuvendit. Para kësaj, në orën 11:00, do të zhvillohet një seancë ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin e RTK-së.

Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, pasi Albin Kurti nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Osmani ka shprehur besimin se Konjufca dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mund të sigurojnë 61 votat e nevojshme për të votuar qeverinë e re.

Afati brenda të cilit Konjufca duhet të prezantojë përbërjen e kabinetit qeveritar përfundon nesër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *