Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në Simpoziumin “Sporti për të gjithë”, organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Save the Children Kosova.
Gjatë fjalës së saj, Nagavci theksoi rëndësinë e Programit “Sporti në shkolla”, i cili do të fillojë në fillim të vitit 2024. Ky program synon të integrojë arsimin me sportin dhe shëndetin për të fuqizuar fëmijët.
Fillimisht, programi është pilotuar në 49 shkolla në 23 komuna të Kosovës, duke përfshirë aktivitete fizike të rregullta, gara sportive, trajnime për mësimdhënësit, furnizim me pajisje sportive dhe përmirësime infrastrukturore. Simpoziumi ka mbledhur përfaqësues institucionalë, akademikë dhe ekspertë të arsimit dhe sportit, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e krijimit të mjediseve shkollore gjithëpërfshirëse.
Në përfundim, u prezantuan rekomandime për të përmirësuar kushtet dhe për të rritur përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në sportin shkollor në Kosovë.

Leave a Reply