Kurti kërkon nga Gjermania përshpejtimin e kandidaturës së Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ku u theksua rëndësia e avancimit të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kurti kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë sa më shpejt pyetësorin për anëtarësim, duke theksuar se Kosova meriton statusin e kandidatit. Takimi përfshiu gjithashtu diskutime mbi dialogun dhe zbatimin e Marrëveshjeve Bazë të Brukselit dhe Aneksit të tyre.

Kryeministri përmendi shqetësimin për mosndëshkimin e Millan Radoiçiqit, i cili është i lirë në Serbi pavarësisht përfshirjes në sulmin terrorist në Banjskë dhe akuzave të ngritura nga prokuroria e Kosovës. Biseda u zgjerua edhe në rolin e diasporës kosovare në Gjermani, duke vlerësuar kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Kurti falënderoi Wadephul për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, veçanërisht për angazhimin e trupave gjermane në misionin e KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *