Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, profesori i të drejtës ndërkombëtare, Dritëro Arifi, vlerëson se takimet që zhvillohen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk sjellin rezultate konkrete, raporton Klankosova.tv.
“Takimet zyrtare zhvillohen në Departamentin e Shtetit, jo në OKB. Në OKB, ato mbahen kryesisht për qëllime fotografike dhe për të treguar njëfarë aleance, por nuk kanë përmbajtje të rëndësishme”.
“Kjo pasi ShBA bën fotografi edhe me shtete që nuk kanë demokraci, si ato nga Afrika apo Azia”, deklaroi Arifi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Leave a Reply