Hoffenheim uron lojtarët e Kosovës para përballjes me Zvicrën

Klubi gjerman Hoffenheim ka shprehur mbështetje të veçantë për talentet kosovare në radhët e tij, duke i uruar suksese për ndeshjen e sotme kundër Zvicrës.

Në një postim në Facebook, klubi ka përmendur lojtarët Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, duke i inkurajuar për kontributin e tyre në ekipin kombëtar të Kosovës. Edhe pse Hoffenheimi ka treguar përkujdesje për lojtarët, dy prej tyre, Hajdari dhe Avdullahu, nuk do të marrin pjesë në ndeshje.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur t’i mbajë jashtë listës së lojtarëve për të shmangur ndonjë suspendim të mundshëm, duke e ruajtur kështu ekipin nga ndëshkimet e ardhshme. Postimi i Hoffenheimit përfundonte me një mesazh motivues: “Fat të mbarë, djema,” duke treguar mbështetjen morale të klubit për futbollistët e tij, pavarësisht situatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *