Gazetari Lirim Mehmetaj ka theksuar se dëshmia e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë ka qenë e rëndësishme për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesve të UÇK-së.
Mehmetaj, i cili po ndjek zhvillimet në Hagë, vlerësoi se Clark, si një figurë e rëndësishme e NATO-s gjatë luftës së Kosovës dhe me formim akademik në Oksford, ofron një perspektivë të besueshme mbi ngjarjet e kohës. Gjatë një diskutimi në Debat Plus, Mehmetaj përmendi dy pika kyçe të dëshmisë së Clarkut.
E para, gjenerali hodhi poshtë idenë se UÇK-ja ishte një ndërmarrje kriminale, duke theksuar se struktura e saj kishte sfida për shkak të natyrës guerile, por mbështetej në vullnetin e luftëtarëve. Së dyti, megjithëse UÇK-ja kishte mangësi strukturore, Serbia e konsideronte atë një kërcënim të madh.
Mehmetaj përfundoi duke nënvizuar se dëshmia e Clarkut është ndër më mbrojtëset dhe përmbajtësoret për të akuzuarit, duke pasur parasysh autoritetin e tij në fushën ushtarake dhe diplomatike.

Leave a Reply