Ambasada Amerikane dhe DHTIK shqyrtojnë bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi, së bashku me drejtorin ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, zhvilluan një takim me zyrtaren komerciale të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Rama Muhammed.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi prezantoi një sërë aktivitetesh të ndërmarra nga institucioni i tij për të mbështetur bizneset në Kosovë, duke shprehur mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme të SHBA-ve ndër vite. Nga ana tjetër, drejtori Ahmeti theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai vuri në dukje se zhvillimet e fundit paraqesin sfida për klimën e biznesit në vend. Në përgjigje, zyrtarja amerikane, Muhammed, shprehu vlerësimin e saj për informacionet e dhëna mbi gjendjen aktuale ekonomike dhe vështirësitë që po përballen bizneset në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *