Pas reshjeve të shumta të ditëve të fundit, situata në shkollën fillore “Mihal Grameno”, aneksi 3, është rënduar ndjeshëm.
Uji ka hyrë në ambientet e brendshme, duke përmbytur korridoret, shkallët dhe disa klasa. Kjo gjendje e përkeqësuar e bën ndërtesën të vështirë për kalim dhe rrezikon dëme të mëdha materiale, duke paraqitur një rrezik të madh për sigurinë e nxënësve dhe stafit.
Ndërhyrja e autoriteteve komunale dhe ekipeve të emergjencës është e domosdoshme. Prindërit dhe banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë marrjen e masave të shpejta për riparimin e dëmeve dhe për të garantuar kushte të sigurta mësimore.
Situata është duke u monitoruar vazhdimisht për të siguruar ndërhyrje të menjëhershme nëse është e nevojshme.

Leave a Reply